18:10 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! (Video)

19:39 | 17/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U vlerësua me çmim, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! (Video)

Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2018”. Lexuesi shqiptar është më shumë i orientuar për të lexuar letërsinë e huaj, por megjithatë janë 130 vepra të analizuara nga juria, ku prej tyre 50 për qind kanë qenë vepra shqiptare, 50 për qind të huaja.

Kryetarja e jurisë, ishte Lili Sula (pedagoge), anëtarët, Ledia Dushi (përkthyese), Arta Marku (gazetare e Kulturës), Agim Baçi (kritik letrar) dhe Rudi Erebara (shkrimtar).

Çmimi i karrierës shkoi për shkrimtarin Kim Mehmeti, me motivacionin për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike, që karakterizon romanin “Pusi” edhe të gjithë veprën e tij letrare.

“Kushdo qoftë do të kishte gënjyer se nuk ndihet mirë kur merr çmim. Unë asnjëherë nuk kam mundur që të vetëgënjej veten, se do të ketë kaq vëmendje në Tiranë. Tirana është vendi që na krijon vetësigurinë krijuese”,tha Kim Mehmeti, shkrimtar

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit iu dha Brajan Sukajt, për romanin “Ciklopi” me motivacionin për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa reale aq edhe fantastik .

Çmimi për përkthimin më të mirë për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtërore të identitetit gjuhësor dhe artistik”.

Çmimi për përkthimin nga gjuha franceze, iu dha Ilia Lëngut për shqipërimin e veprës “Të drejtët” e Albert Camys.

Dy çmime inkurajuese iu dhanë autores Iva Nikolli për romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypit për librin “Gjithçka rreth asgjësë” me motivacionin e përbashkët për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimit dhe përshkrimin e njerëzores. Krypi ndryshe nga fituesit e tjerë, zgjodhi që mos të falënderojë, por të kritikoi institucionet për gjendjen ku e kanë lënë librin sot në Shqipëri

“Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund Bibliotekës Shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, deklaroi Flogerta Krypi.

Pas

VIDEO/ Aksioni në Elbasan, policia jep versionin zyrtar: 2 të arrestuar dhe 8 të shoqëruar, mes tyre Enver Çapja. Ja çfarë gjetëm

Para

Përballja Shqipëri-Skoci, publikohet formacioni zyrtar (Foto)

Para
Përballja Shqipëri-Skoci, publikohet formacioni zyrtar (Foto)

Përballja Shqipëri-Skoci, publikohet formacioni zyrtar (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

Rusia prodhon disa mijëra dronë vetëvrasës me rreze të gjatë veprimi

Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë

Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

“Në Kremlin ekzistojnë tri plane për përballjen me Trumpin”

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.