AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U vetëvra në Greqi, 61-vjeçari shqiptar lihet pa varrosur (Thirrja e komunitetit shqiptar në Athinë)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një 61 vjecar i cili i vetëvra dje nuk po varroset dot në Athinë pasi nuk është pagëzuar në orotodoks. Bëhet fjale për 61 vjecarin Fadil Syla i cili i dha fund jetës dje në zonën Megara në Athinë. Prej kohësh 60 vjecari jetonte i vetëm pasi gruaja i kishte vdekur kohë më parë.

Në Greqi besimtarët myslimanë nuk mund të varrosen dot në varrezat e ortodoksëve nëse edhe pas vdekjes nuk pagëzohen, një rit që kushton dhe që siç duket familja e Sylës nuk i ka mundësitë.

Për myslimanët ka vetëm një varezë rreth 800 km në veri të Athinës, por që për rastin në fjalë është e pamundur që 60 vjecari të dërgohet deri aty.

Komuniteti shqiptar në Athinë i është drejtuar më nje thirrje publike ambasadës sonë në Athinë të ndërhyjë pranë Bashkisë se Megarës për të bërë të mundur përcjelljen e të ndjerit në banesën e fundit.

Për familjarët vajzën e vetme të viktimës është e pamundur edhe sjellja e trupit të tij në Shqipëri pasi kërkohen shpenzime që familja nuk i mbulon dot. Që prej ditës së djeshme 60 vjecari ndodhet në morg dhe askush nuk e di se cdo bëhet me të.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *