Mjeku Pëllumb Pipero ka konfirmuar sot në një studio televizive se mjeku Dhimitër Kraja, i cili u rikthye për të shërbyer në spital, është prekur nga kronavirusi.
Ai tha se mjeku Kraja për momentin ndodhet i shtruar në Infektiv, dhe se ka shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes.
“Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri(Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta”, tha Pipero.
Kujtojmë se pak kohë më parë ishte djali i tij DJ. i njohur Vik Kraja i cili bëri me dije se babai i tij ishte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
“HEROES OF TOMORROW
Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.
Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan dj Viki në postimin e tij.