Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë: Akt antikombëtar

“Shqiponja” e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit u hoq ditën e djeshme dhe tani sheshiti ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, u hoq për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha I cili përmes një postimi në ‘Facebook e ka quajtur akt antikombëtar.

“Zografi bis dhe Lal Plehu i tij, ne nje akt antikombetar heqin simbolin e kombit, ‘Shqiponjen’ nga sheshi me emrin e saj ne hyrje te Tiranes ku u vendos me rastin e 100 vjetorit te pavaresise! Sb”, shkruan ai.
Paraditja e sotme e ka gjetur Tiranen pa “Shqiponjen”, simbolin e 100 vjetorit te Pavaresise.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.