Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Dibër, Melaim Damzi, i cili u dërgua me urgjencë në QSUT me helikopter gjatë ditës së sotme, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.
Melaim Damzi shkruan në profilin e tij në Facebook se në QSUT ka mbërritur për shkak të disa problemeve me shëndetin si dhe për të bërë disa ekzaminime të hollësishme.
“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra”, shkruan Melaim Damzi.
(E.H/Faxweb.al)