Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot jashtë Kuvendit se do të shkojë të përgjigjet ndaj çdo pyetjeje në SPAK.
Mësohet se ai do të thirret javën e ardshme për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani” gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa ish-kryeministri theksoi sot se kjo është një tjetër përpjekje e Ramës për të mbuluar vjedhjen kolosale përmes aferës së Inceneratorëve.
“Totalisht përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet që ka bërë me inceneratorët. Unë siç kam shkuar do shkoj, kur bëhet fjalë për një akuzë, unë nuk hezitoj kurrë që të përgjigjem“-tha Berisha.
Kujtojmë se ditën e djeshme lidhur me të njëjtën çështje për të cilën është thirrur Berisha, ka qëndruar për rreth dy or ëish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.