Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

U tha se riatdhesimi do bëhet me “selektim”, Cakaj shkon vetë në Romë për të marrë Shqiptarët

Ashtu siç u lajmërua mbrëmë nga Kryeministri Edi Rama kanë filluar procedurat për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit si pasojë e pandemisë.

Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim për mediat ka publikuar dhe foto nga brenda avionit, ku Cakaj shihet në shoqërinë e mjekëve.

Ministrisë në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është nisur sot drejt Romës bashkë me 30 mjekët nga ky do zhvillohet një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve.

Deklarata e plotë

“Pas një pune të shkëlqyer të strukturave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrinë e Brendshme, ka nisur sot operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës që krijoi pandemia e COVID-19, me mbylljen e kufijve.

Nëpërmjet “Lasgushit” të vënë në dispozicion për kryerjen e këtij operacioni, vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po udhëton drejt Romës, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut te tyre.

Operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *