AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U tha se komandoja tentoi që të grabisë bankën, zbulohet si qendron e vërteta

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01.00, është tentuar që të grabitet një bankë e nivelit të dytë, në Librazhd nga një 36-vjeçar i cili  ka thyer xhanmin e derës së jashtme.

Ka rënë alarmi në polici dhe policia ka shkuar menjëherë dhe e ka shoqëruar 36 vjeçarin Lenci Kazazi në Komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes. Paraprakisht ju informoj se personi është me probleme mendore dhe nuk dyshohet për tentativë vjedhje te bankës.

FaxNews bën të ditur se Lenci Kazazi ka punuar edhe si Efektivë i Batalionit Komando, ku ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.

Kujtojmë se dy tentativa të vjedhje të bankës kanë qënë edhe para një viti, ku në Mars 2018 policia arrestoi një person.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *