AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

U tha se do varte këpucët, Buffon surprizon: “Jam në shqyrtim të ofertave të reja”

Teksa pritej që ky të ishte sezoni i fundit që do të shihnim Buffon të zbriste në fushën e blertë, gardiani 40-vjeçar ka deklaruar se ende nuk është bindur nëse do i jap fund futbollit të luajtur. Legjenda “Buffon”, ndoshta nuk do ti jap fund karrierës së tij, pasi do jetë në shqyrtim të ofertave italiane, por jo vetëm.

Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.

Një gjë është e sigurt, të shtunën zbret për herë të fundit me fanellën bardhezi, të cilën e ka veshur për herë të parë në vitin 2001.

Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha Buffon.

(E.V/ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.