FlashTe FunditTe Gjitha

U sulmuan sapo u nisën për në Greqi, zbulohet çfarë iu grabit tre personave në Devoll (DETAJE)

Në vijim të hetimit mbi sulmin ndaj tre shtetasve në një fshat të Devollit, bëhet me dije se tre personave, njëri prej të cilëve humbi jetën si pasojë e plagëve, u janë grabitur 10.000 lekë të rinj dhe telefonat celularë.

Gjatë përleshjes mes tre shtetasve dhe sulmuesve në afërsi të kufirit, raportohet të kenë mbetur të plagosur edhe të tjerë nga grupi i agresorëve.

Policia e Korçës po heton edhe pistën për prishje të pazareve të drogës, që mund të jetë bërë shkak për përleshjen mes grupeve.

Detaje të Policisë së Korçës:

Burime policore bëjnë të ditur që viktimes dhe dy shokëve të tij, iu kanë marrë një shumë prej 10 mije lek të reja dhe tel. celularë.

Sektori i Krimeve të Rënda vijon marrjen e dëshmisë së dy shokëve të viktimës. Sipas deklarimeve, ata janë perleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit.

Dyshohet të ketë të plagosur edhe nga grupi i agresorëve. Përveç grabitjes, policia po heton edhe pistën e prishjes së pazareve të drogës, çfarë ka sjellë përleshjen fizike midis grupeve. Zona ku ndodhi ngjarja, përdoret si vend shkëmbimi i ngarkesave të drogës midis trafikantëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *