Kryeministri, Edi Rama ka folur edhe për sulmin kibernetik që Shqipëria vuajti nga Irani gjatë muajve të fundit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së, Rama tha se duhet të ndërmerreshin hapa për të parandaluar sulmet kibernetike.
Ndërsa shtoi se qeveria shqiptare nuk kishte pasur zgjidhje tjetër veçse të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Rama: E gjithë infrastruktura digjitale qeveritare u gjet përballë një sulmi për ta shkatërruar sistemin online. Kjo për të krijuar kaos dhe për të nxitur tensione në vend. Një ekspertizë ka konfirmuar se sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte një agresion nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër veçse të ndërprisnim marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më konkretisht për të parandaluar sulmet kibernetike.