Pas tragjedisë së ndodhur me rrëzimin e avionit të “Ethiopian Airlines” në Kenia, ku ndër 157 pasagjerët që humbën jetën, viktima të këtij aksidenti ajror kanë mbetur edhe 5 anëtarë të një familje.
Një javë para se të hipte në këtë fluturim Carol Karanja, i dërgoi një mesazh të motrës së saj, duke i thënë se ajo kishte një parandjenjë se diçka jo e mirë do të ndodhte.
Përmes rrjetit social WhatsApp Carol Karanja iu shpreh motrës së vetë se: “Zemra ime nuk është shumë e ngazëllyer, ndihem sikur ka diçka të keqe përpara, por unë nuk e di se çfarë” .
Karanja po udhëtonte nga Kanadaja në Kenia me tre fëmijët dhe nënën e saj. Ajo ishte aq e shqetësuar për udhëtimin, saqë dërgoi një mesazh të ngjashëm duke shprehur frikën e saj për udhëtimin e afërt edhe babait të saj para se të hipte në fluturim.
Mijëra milje larg në Kenia, të shqetësuar për paralajmërimin e motrës së saj të vjetër, Kelly Karanja i kërkoi asaj ditën e saktë që do të mbërrinte dhe i tha asaj se do të lutej për të. Carol Karanja kurrë nuk arriti të mbërrinte në atdheun kenian.
Të vdekur mbetën gjithashtu edhe nëna e saj, Ann Wangui Karanja dhe tre fëmijët e saj: Ryan Njoroge, 7 vjeç, Kellie Pauls, vajza e 4 dhe 9 muajshe, Rubi Pauls.
Rubi kishte lindur në Ontario, ku jetonte familja. Ajo po shkonte për herë të parë në shtëpi për të takuar familjen e saj keniane.
Burimi: CNN