Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

U shkarkua nga Kurti, Agim Veliu: Sapo të marrim ftesë shkojmë te Presidenti, vetëm të çmendurit nuk i përgjigjen

Gjatë ditës së sotme, president i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët ka folur për kompetecat kushtetuese për daljen nga kriza politike si dhe takimet me liderët e partive politke, në lidhje me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Ftesës së presidentit Thaçi, pritet ti përgjgijet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, tha për GazetaBlic, se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së presidentit, duke shtuar kështu se ata do ti japin përgjigje presidentit edhe për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit, vetëm ata që janë të çmendur vëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitut me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha
përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saja, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, tha Veliu.

Kujtojmë që dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë nga Vetëvendosje, emrin për mandatarin e ri të Qeverisë.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *