AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U shkarkua nga KPK, ja çfarë vendos KPA për prokurorin Artur Selmani ”ekspert” i llotove

KPA lë në fuqi vendimin e marrë nga KPK për Prokurorin Artur Selmani.

KPK vendosi shkarkimin e Selmanit në nëntor të 2018, ndërsa ditën e sotme KPA ka marrë vendimin e formës së prerë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Selmani u bë i njohur në media për pretendimet se kishte fituar miliona në lojërat e fatit.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.
  2. Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm,” thuhet në njoftimin e KPA-së.

Prokurori, në harkun kohor prej tre vitesh deklaron se ka fituar 10 mijë dollarë në lloto sportive. Konkretisht, prokurori deklaron në vitin 2006 se ka fituar 4 mijë dollarë në baste sportive, në vitin 2007 deklaron se ka fituar 2 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2008 deklaron sërish 4 mijë dollarë, sipas tij, po nga bixhozi.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

Njoftimi i plotë i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.
  2. Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *