I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha.
Ai ka diskutuar në studion e lajmenve në FaxNews lidhur me argumetat e tij kundër KPK. Kujtojm që komisioni i pavarur i kualifikimit e ka shkakruar gjyqtarin nga detyra.
Në një bisedë në studio me gazetaren Klaudja Karabolli Vjerdha ka treguar gjithë ngjarjen që prej fillimit.
“Kur u mbyll herën e parë hetimi administrativ dhe u la një afat 2 ditor për të shpallur vendimi të gjithë njerëzit më uroni se nga çfarë u pa në sallën e gjyqit u vu re se nuk kisha asnjë problem me të treja komponentet. Unë jam i vetmi gjyqtar që ka kaluar vettingun që të mos ketë shtëpi. Unë e kam marrë të gatshmë trashgimnin nga nëna në vitin 2012. Deri në 2012 vajza ime 17-vjeç flinte në një dhomë me mua. Unë kam qënë gjyqtar në 95’ dhe më pas në Tropoj në 94’.
Sipas tij, gjyqtari ende nuk është njohur me argumentat të cilat janë kundër tij nga ana e KPK-së.
“Unë nuk i di argumentat e KPK por di zgjedhjet e tyre të cilat janë bërë dhe publike më vonë. Është e paligjshme mënyra se si mua më ngarkohet barra e provës për një vendim i cili është konsideruar fakt i njohur publik. “
Gjatë bisedës Fuat Vjerdha nuk ka lënë papërmendur një nga rastet të cilat i ka gjykuar gjatë karrierës së tij si gjyqtarë, dhe sot është duke u përdorur kundër tij. I referohemi këtu rastit të Mjacaj.
“Ky është një i mitur i cili është shapallur fajtor për vrasjen e një 13-vjeçari. Nga ana e trupit gjykues të Gjykatës së Shkodrës është arritur në përfundimin se ky nuk ka bërë vrasje thjesht ka marrë veprën penale “Moskallzim krimi”. E më pas ai ka kryer një vjedhje për të cilën është dënuar për të me 1 vit. E më pas vepra e tretë penale që rëndon mbi këtë të mitur është një vrasjeë e cila rëndon tashmë edhe mbi ne.”
Gjatë bisedës në studio nuk është lënë pa përmendur dhe rasti I Avdylajve, për të cilët Vjerdha ka liruar një prej të dënuarve.
“Në statusin tim unë jam shprehur se e gjithë kjo është shprehje modern e luftës mes dy klasave në shoqërinë shgqiptare. E atyre të ndershmve të cilët mundohen që të bejnë pjesën e tyre në kontribuimin e vendit dhe e aty të tjerëve të cilët nuk ndjekin këtë rrugë. Në kuadër të kësaj lufte mes krimit dhe njerzit që luftojnë kundër krimit unë jam sulmuar nga ata të klasës tjetër të cilët më kan shkarkuar nga punë.
Unëe kam gjykuar 25 çështje nga më të ndryshme por nga çështjet penale që kanë ndjeshmëri në publik, refertuar çështjes së Ablylajve. Ne kemi ndryshuar vendiminb e Gjykatëes së Lezhës sepse ky i fundit e kishte të pamundur vijimin e dëminit për shkak të kushteve shëndetësore. E gjithë Shqipërisa e ka parë që unë nuk kam prona dhe pasuri, ILDKP pranon që të gjitha deklarimëet e mija janë të sakta.
Kthehemi tani tek avokati i cili ka bërë ankesën. Ky avokat deklaron që në dosje e shtetasit G.H nuk ndodhet akti themelor ai i njoftimit të akuzës së të pandehurit. Komisioni më ka lënë mua barrën e provës, vetëm këtë gjë.
I pyetur se kush i mbron Avdylajt, ish-kreu i Apelit është shprehur:
Unë nuk them X,Y unë them që në veprimtarinë time kam thënë të tjera vendime që kanë reagim, ky është reagim i botës së krimit. Unë e kam mbështet që ditën e parë reformën në drejtësi, kjo është jetike sepse duhet pastruar drejtësia. Unë nuk them aspak që ata që më kanë përjashtuar mua, është zbehur më pas kjo reformë. Unë them se ideja e vettingut ka nisur nga zyra ime me ardhjen e ambasadorit Lu i cili jo vetëm që përcolli mesazh të rëndësishëm por njëkohësisht edhe se pse ka shfaqur një reform të tillë. Unë nuk e di, por përveç kryeministrit me të gjithë pushtetarët më të lartë të drejtësisë kam pas marrëdhënie të mira. Kur mua më zgjati procesi i vettingut kaq shumë, do të thotë se ka diçka në këtë pjesë.
I pyetur për gjykimin me dy standard, Vjerdha u shpreh:
Unë nuk di standard, unë kam parë vetëm punën time. Unë për vete kam parë këto mundësi dhe nuk shikoj tjetër mundësi. Unë do pres vendimin do apeloj çështjen. Më lejoni tju them se unë u jam drejtuar njerëzve të mos iu vij keq për mua sepse unë për 20 muaj dal në pension dhe kam për ta gjetur një mënyrë për të mbijetuar. Por është çështja se njerzit duhet të krijojnë besim tek kjo gjë.
Në fund të bisedës ish-gjykatësi është shprehur se nga një veprimtari e tillë nga ana e organeve të cilat gjykojnë procesin e vettingur, është prekur dhe prej shkarkimit por prej reagimit të njerëzve.
“Mua më kanë dal lot kur kam parë kaq shumë reagime nga njerëz dhe nuk e besoja që do të ndodhte diçka e tillë dhe të kisha kaq shumë reagime të mira nga njerëzit.
Apeli i fundit është që çështja do të vijoj më tej në gjykatë sepse unë do ta ankimoj, por dua të them gjithashtu që gjatë këtyre muajve që nuk do të jem pjesë e trupit gjykues numri im do të jetë në shërbim të qytetyarëve të thjeshtë të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike dhe unë këtë gjë do e bëj falas.”