Pandemia COVID-19 ka detyruar që edhe krerë të lartë shtetëror e njerëz të fuqishëm në botë të ndryshojnë sjelljet, mënyrën e jetesës dhe veshjen e tyre.
Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ka vizituar pak ditë më parë një spital në Moskë në të cilin po kurohen të infektuarit me COVID-19, ndërsa është parë i veshur në mënyrë speciale.
Një pamje të tillë të Putinit me veshjen e verdhë dhe maskën në gojë e kanë bërë edhe montazh.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, Putin shihet me veshjen e njejtë në një mbledhje të krerëve të insitucioneve në Rusi.
Padyshim që Putin s’ka pse e vesh një maskë të tillë në mbledhje ku nuk ka persona të infektuar.