Presidenti Republikës, Ilir Meta, ka postuar një video në rrjetin e tij social ku ka zhvilluar një video-telefonatë live me gazetarin Sokol Balla.
Met tha se dy gishtat janw dy marsi dhe kushtetuta duke shtuar se procesi i votimit po ecën në mënyrë të shkëlqyeshme në qytetin e Elbasanit, dhe tha se ishte pikërisht në atë qytet sepse ishte në krye të detyrës. Ai bëri thirrje që zgjedhjet të mbaheshin me qetësi dhe dashuri si europianë.
“Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, dashuri për Shqipërinë”- tha Meta.
Biseda e plotë:
Sokol Balla: Mirëmëngjesi!
Ilir Meta: Lidhje live?!
Sokol Balla: Po.
Ilir Meta: Procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Dy gishtat janë dy marsi, Kushtetuta.
Sokol Balla: Pse pikërisht në ato tre qarqe?
Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, dashuri për Shqipërinë