Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e vëllait të Saimir Taullaut, ish-rivalit të kapobandës së Lushnjës Aldo Bare.
Albert Taullau 58-vjeç, ëshë vetëhedhur nga kati i tretë i vilës së tij në qytetin e Lushnjës. E pranishme në miomentin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e të ndjerit, ndërkohë që brenda shtëpisë ka qenë dhe bashkëshortja e tij.
Sipas familjarëve, Taullau kishte kohë që po vuante prej depresionit dhe po merrte kurim për trajtimin e shqetësimeve të shëndetit mendor që kishte.
Sipas familjarëve, mësohet se 58-vjeçari Albert Taullau vuante nga depresioni prej disa muajsh dhe trajtohej me medikamente.
Vëllait të tij Saimir Taullau, i është bërë atentat në Tetor të vitit 2018, por që biznesmeni arriti të shpëtonte.
Mësohet se në të njëjtën banesë ku sot u rrëzua dhe gjeti vdekjen Albert Taullau, në vitin 2019 ishte vendosur lëndë plasëse eksploziv. Nga ngjarja në atë kohë nuk pati asnjë të lënduar për arsye se në banesë nuk kishte asnjë person.