Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

U rrëzua në Ishëm, avioni i Guido Guidit do dërgohet në Itali

Avioni që u rrëzua në Ishëm, pilotuar nga Guido Guidi, do të rikthehet në Itali. Lajmin e dhanë drejtuesit e “Aeroclub Savona”, të cilët janë pronarë legjitimë të avionit.

Përmes mediave lokale, ata kanë deklaruar se Avioni ultra i lehtë i tipit  “Piper A 32 Saratoga” do të rikthehet në Aeroportin Villanova d’Albenga, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur teknikët e shoqërisë ajrore për të verifikuar dëmet e avionit.

“Avioni ynë është i dëmtuar shumë e ndoshta i parekuperueshëm dhe nga shoqëria e sigurimeve. Me shumë gjasa nuk do të fluturoj dot më” është shprehur Maruro Zunino, Presidenti i Aeroclub Savona. Ende nuk kemi një komunikim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar ai. Mjaft e rëndë është padyshim sjellja e pilotit tonë. Për momentin është i pezulluar nga veprimtaria e shoqërisë Aeroclub Savona, pasi nuk ka informuar mbi detajet e arsyet e udhëtimit të tij jashtë territorit italian. Madje këshilli drejtues po vlerëson masën e largimit të Guido Guidi nga klubi ynë”, është shprehur Unino.

Sakaq, piloti Gudo Guidi deklaron se është i pafajshëm për krimet që akuzohet, përveç faktit që ka hyrë pa leje në territorin e Shqipërisë.

 “Do të vij momenti që do të sqaroj çdo detaj të fluturimit tim në Shqipëri. Zgjedhja ime për të fluturuar mbi hapësirën ajrore shqiptare, për të verfikuar disa zona uljesh avioni, nuk përbën një krim penal. Por në Shqipëri, 1 orë pas aksidentit kishte më shumë gazetarë e trupa televizive se sa mjete të ndihmës së shpejtë. E në vend që të akuzohem  se kam hyrë pa leje në territorin shqiptar, akuzohem për krime të pavërteta. Jam në pritje të vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të paguar gjobën e përcaktuar nga autoritet shqiptare të pa autorizuar në territorin shqiptar.”, shprehet Guidi. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *