Tërmetet që janë ndjerë herë pa herë në kryqytet kanë shkaktuar dëme të kosiderueshme dhe deri më tani janë të pallogarishtme ndërsa raportohet se është shembur edhe tavani i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ndërkohë që mësimi është pezulluar që prej ditës së martë në një afat të papërcaktuar, pritet që në këtë godinë mësimi të shtyhet edhe më gjatë se shkollat e tjera.
Ndërkohë mbetet në dorën e Ministrisë së Arsimit për të përcaktuar se ku nxënësit e këtij gjimnazi do të zhvillojnë mësim në të ardhmen deri në ndërhyrjet në godinë pasi raportohet për dëme të konsiderueshme.
Gjimnazi “Sami Frashëri” i është nënshtruar rikonstruksionit diçka më shumë se një vit më parë, ku janë rinovuar fushat sportive jashtë dhe brenda shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave si dhe fushat laboratorët shkencorë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)