Gjendet 13-vjeçarja për të cilën u tha se është rrëmbyer pasditën e sotme në kryeqytet dhe momentalisht ndodhet në duart e Policisë.
Drejtori i Policisë Kriminale ka thënë se ky nuk ishte një rrëmbim por një keqkuptim për të cilin ende nuk ka detaje shteruese.
Më tej nga burimet brenda policisë, do të ketë një prononcim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht mësohet se vajza është gjetur në shoqërinë e dy shoqeve dhe dy shokëve të saj.
Faxweb.al mëson edhe emrin e vajzës, por për arsye se ajo është e mitur dhe historia e saj fatmirësisht përfundoi thjeshtë në një keqkuptim, ne vendosëm të mos e bëjmë publik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)