Faxnews mëson detaje të reja nga atentati i dështuar që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të dy mjeteve në pronësi të shtetasit David Ndoci.
Ky i fundit bëjnë me dije burimet, është kryetar i Partisë Socialiste në fshatin Gomsiqe e re. Në një komunikim për Fax News, Ndoci është shprehur se nuk ka pasur konflikte me njeri, dhe nuk ka dyshime se cilët mund të jenë autorët e ngjarjes.
“Nuk kam asnjë konflikt, nuk e di se kush mund të jetë autori”, është shprehur Ndoci.
Ai nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment, nëse ngjarja ka ndodhur apo jo për motive politike, ndërkohë që jemi në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Policia në njoftimin zyrtar të ngjarjes tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa nuk dihet nëse në banesën e Ndocit ka pasur apo jo kamera sigurie, që mund të lehtësonin punën e grupit hetimor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Atentat në Shkodër, qëllohet me breshëri arme drejt makinave të 36-vjeçarit (Emri)
(E.K/Faxweb.al)