Ka ndërruar jetë në spital 55-vjeçari Luan Hushi, i cili u plagos më herët nga shtetasi K.Q
Hushi, mori plagë në bark dhe është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar aty ku edhe ndërroi jetë.
Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Sipas burimeve ngjarja kanë pasur një konflikt për drutë në pyll. Pas debatit Keqit dyshohet se ka qëlluar me armë Hushin.
Policia ka ngritur dhe dronin e po kontrollon zonën e pyllëzuar.
Njoftimi i policise:
Krujë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjme me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë, në spital.
Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.