AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U plagos me granatë dje në zyrë, si është gjendja e sekretares së kryebashkiakut të Lushnjes

Erisa Qalliu, sekretarja e kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, vijon të jetë ende në spital, por mësohet se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.

Sipas mjekëve, ajo po e merr veten pak nga pak nga lëndimet e marra në fytyrë dhe krahë, ndërsa është ende nën vëzhgim. Erisa Qalliu u plagos dje bashkë me kryebashkiakun me një granatë dore të hedhur në zyrën ku ata punonin nga ish-shoferi personal i Tushes, Gëzim Saraçi.

Kujtojmë që vetë Fatos Tushe doli nga spitali dje, ndërsa forcat e policisë vijojnë kërkimet për autorin e dyshuar të ngjarjes. Madje ata kanë vënë në dispozicion edhe 1 milion lekë të rinj shpërblim për këdo që jep të dhëna të sakta se ku gjendet Gëzim Saraçi.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *