Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

U plagos gjatë shpërthimit të bombulës së gazit në restorantin e tij, ndërron jetë pronari i “Steak House” në Ferizaj

Pronari i restaurantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Turqi.

Sopa u plagos rëndë gjatë shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në janar të këtij viti në restorantin që ai posedonte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër! Ngushëllime të sinqerta! 

Kujtojmë se shpërthimi i bombulës së gazit ndodhi në restorantin “Steakhouse’ në lagjen ‘Village’ në Ferizaj më 5 Janar të këtij viti. Si pasojë e shpëthimit u plagosën gjithësej 42 persona,11 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.