Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”. Nje makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri po transportohet drejt spitalit.
(E.H/Faxweb.al)