Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

U përplas me motor ditën e ditëlindjes, adoleshenti shqiptar përcillet në banesën e fundit. Ditë zie në qytetin italian

Adoleshenti shqiptar i cili humbi jetën pak ditë më pasi si pasojë e një aksidenti me motor në Itali, është përcjellë për në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e kaluar, teksa Aurelio Hasaj po ecte me motor sëbashku me një bashkëmoshatare të tij, teksa mjeti është me një shtyllë në komunën e Milazzos, në Messina.

Si rëzultat adoleshentët  u transportuan me urgjencë në spital, ku vajza me inicialet P.G ndodhej jashtë rrezikut për jetën, por Hasaj edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, humbi jetën gjatë operacionit.

 Mediat shkruajnë se Hasaj po festonte ditëlindjen e tij të 16-të, pasditen kur ndodhi aksidenti. Mesha për ceremoninë mortore u mbajt nga Kryeprifti i San Sebastianos At Tindaro Iannelli. Mediat italiane shkruajnë se arkivoli ishte i mbuluar nga flamujt e Shqipërisë dhe Italisë, së bashku me atë të “La Fenice”, të cilës djali i përkiste.

Madje ditën e sotme, komuna e Milazzos e shpalli ditë zie për nder të Aurelios. Kjo pasi i riu shqiptar njihej në qytet pasi ishte pjesë e “Shoqatës së të rinjve”. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *