Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

U përjshtua nga partia, Ditmir Bushati nis ‘ofensivën’ ndaj Ramës: Në listat e kandidatëve janë vendosur ekzekutorë të…

Ditmir Bushati është treguar i ashpër me zgjedhjet e Edi Ramës për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati u shpreh në ‘A Show’ se në listat e PS-së, sot janë vendosur disa drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve.

‘Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare.

E kam fjalën për ata drejtora janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj’, u shpreh Ditmir Bushati.

‘Po unë e kam ambicien, sepse e kam edhe për më lart, unë i ri jam, jetën përpara e kam. Për këtë nuk kam komplekse.

E di çfarë do kisha kompleks unë? Nëse dikush do më akuzonte se kam bëtë pakt me djallin, që ju jap akses njerëzve të dyshimtë, që do të isha peng i këtyre njerëzve etj. Nuk është çështje e Ditmirit, ai është një individ. Për Ditmirin merakoset familja, shokët e shoqet e tij.

Familja ime nuk ka konsumuar asnjë para nga buxheti i shtetit me përjashtim të rrogës që kam marrë si deputet dhe ministër i Jashtëm. Im atë, një komunist, i dha lamtumirën në 1990 dhe nuk u përfshi në politikë që vazhdojnë edhe sot’, tha ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.