FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

U pendua? Aurela Hoxha heq dorë njëherë e mirë nga kjo ndërhyrje në fytyrën e saj

Modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila ishte protagoniste në videoklipin më të ri të Alban Ramosajt, “T’kom dasht”, e surprizoi dje këngëtarin me një videomesazh në emisionin “Rudina”.

Ajo përshëndeti mikun e saj të ngushtë, ndërsa gjatë videos përdori edhe një filtër të përhapur shumë së fundmi në rrjete sociale.

Filtri i cili është kthyer në trend këtë muaj, të bën të dukesh sikur ke bërë operacione plastike në fytyrë .

Kaq ka mjaftuar që pas videos së Aurelës, ndjekësit të komentojnë se ajo i kishte bërë sërish buzët, gjë e cila nuk u ka pëlqyer aspak atyre.

Pas këtyre reagimeve, Aurela s’ka vonuar të sqarojë në komente se në fakt nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tjetër dhe për më tepër, po mendon të mos i bëjë kurrë më buzët.

“Qetsohuni njerez te “mireee” nuk i kam ber me , perkundeazi, prej kohesh i kam hequr mbushjen , dhe sdo ti bej kurr meee ( ja nje hall me pak per Shqipetaret)  A nuk duket qarte qe eshte filter? Apo menduat qe kam bere dhe $tatu?  ps si ju duket kenga e re e Albanit? Qe ti kthehemi temes”- ka shkruar modelja, e cila duket e penduar nga ndërhyrjet e mëparshme.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *