Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

U ndëshkua sot nga Gjykata Federale, Blerim Krasniqi i Skënderbeut firmos për Teutën

Konfirmohet lajmi, Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur për “Djemtë e Detit”, teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.

Krasniqi është prezantuar nga zv.presidenti Adrian Bardhi në një resort në qytetin e Durrësit ku ka hedhur edhe firmën mbi kontratë. Panoramasport ka publikuar foto nga momenti i prezantimit të kavajasit.

Ekipi i Skënderbeut është njoftuar për një lajm të hidhur nga Gjykata Federate pasi nuk ka arritur të fitojë dot gjyqin, teksa është lënë në fuqi vendimi i KAS-it.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, ku ndër të tjera shkruhet se pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Më tej, klubi bën me dije se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ‘pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor.’

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *