Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, e cila është shoqëruar nga Policia bashkë me 10 qytetarë të tjerë pasi dolën në protestë duke bllokuar edhe aksin Lezhë-Tiranë.
Kjo protestë bëri që kryeministri Rama të devijonte rrugën për të ikur në Vaun e Dejes.
Ajo deklaroi përpara mediave se nuk mund të lejohet që në një rrugë të ndërtuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë të kalojë dikush që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit duke blerë votat.
Sipas saj, nuk bëhej fjalë të merrej leje nga policia pr aq kohë sa ky ishte vullneti i qindra mijëra qytetarëve.
“Edi Rama e ka marrë pushtetin duke u mbështetur tek kriminelët, duke blerë votat, duke iu bërë presion qytetarëve. Zgjidhja më e mirë është që ai të japë tërheqjen që t’ju hapë rrugë qytetarëve për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Protesta është e ligjshme, nuk bëhet fjalë për leje tek policia por tek vullneti i qindra-mijëra shqiptarëve që janë kundër Edi Ramës. Ne nuk mund të lejojmë që një kriminel me bazë pushteti tek krimi të kalojë dhe të shkelë në këtë rrugë të ndërtuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë”, – deklaroi më herët Marku .
(F.GJ/FAXWEB.AL)