Cristiano Ronaldo u mposht nga rivali i i tij i “përjetshëm” në futboll, Leo Messi, që rrëmbeu “Topin e Artë” të gjashtë në karrierën e tij.
Megjithatë CR7 u zgjodh futbollisti më i mirë në Serie A, çka mund ta ngushëllojë sadopak.
“Më bën krenar ky vlerësim. Çmimin e fitova falë bashkëlojtarëve të mi te Juventusi dhe të gjithë atyre që votuan për mua. Serie A është një kampionat i vështirë, unë jam shumë i kënaqur”, tha Ronaldo.
Kujtojmë që juria e mbrëmjes gala të futbollist përbëhej nga lojtarë dhe trajnerë nga Serie A. Ronaldo u rendit i treti pas pas Leo Messi-t të Barcelonës dhe Virgil Van Dijk të Liverpulit. Atalanta u shpall skuadra më e mirë, dhe trajneri më i mirë Gasperini.
11-shja më e mirë e sezonit
Handanovic, Cancelo, Koulibaly, Chiellini, Kolarov, Barella, Pjanic, Ilicic, Ronaldo, Zapata, Quagliarella.