Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

U lodh duke e mohuar! Më në fund Ardian Bujupi pranon lidhjen me Sabrine (çikën e hallës)!

Nuk thonë kot se “ku ka zë s’është pa gjë”! Prej muajsh përflitej se Ardian Bujupi është në një lidhje me modelen indiane Sabrine Khan. Gjithsesi, ai i mohoi disa herë këto zëra, deri mbrëmjen e sotme. Si duket edhe ai u lodh nga këto ‘gënjeshtra’ dhe i ftuar në “Shiko kush luan” ka pranuar se ndodhet në një lidhje me bukuroshen. Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai është përgjigjur shkurt, qart dhe pa gabime: Sabrine.

Si lindi romanca e tyre?

Mendohet se Ardiani dhe Sabrine janë njohur gjatë xhirmeve të këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste.

Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq. Edhe në TikTok kanë publikuar disa video mjaft të dyshimta, ku lihet të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetojnë. Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi. Kjo i rriti edhe më shumë dyshimet për romancën e tyre.

Mohimi i lajmeve

Vetë Ardiani i ka mohuar këto zëra disa herë. Në verë teksa ishte i ftuar në “NIN” ai hodhi poshtë kategorikisht këto zëra, duke thënë se janë vetëm shokë.

Disa ditë më pas ai u pyet nga fansat në Instagram se çfarë e ka Sabrine dhe u përgjigj “Çikë të hallës”, që u kthye në një batutë të bukur. Megjithatë, kjo nuk na e mbushi aspak mendjen.

Më në fund, bukuroshi shqiptar, duke thyer zemrat e kush e di të sa e sa gocave, pranoi lidhjen e tij. Në fakt kjo është lidhja e parë që ai bën publike sepse deri tani ka qenë shumë hermetik.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *