Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

U largua para 5 vitesh nga Portokalli, Romir Zalla tregon arsyet e rikthimit të bujshëm: Gjithçka nisi me një telefonatë…

Aktori Romir Zalla,  është rikthyer sërish në spektaklin e humorit “Portokalli”  pas një shkëputje 5-vjeçare.

Por çfarë ndodhi që Romiri vendosi të rikthehej: “Unë besoj se asgjë nuk  ndodh rastësisht dhe gjërat ndonjëherë sado që t’i kërkosh më forcë nuk ndodhin ashtu si dhe kur rri dhe pret dhe nuk vijnë kurrë. Çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye të caktuar. Ajo që ndodhi në fakt është shumë më e thjeshtë se sa ç’mund ta mendoni ju.

Ndodhi që thjeshtë një ditë të bukur unë mora një telefonatë, mora një ftesë. Le të themi e mendova, jo gjatë por një javë dhe vendosa pse jo. Sot që flasim unë e konsideroj rikthimin si një sfidë me veten time.

Në qoftë se shkëputjen deri diku e konsiderova si sfidë për t’u hedhur më tutje në teatër apo në film apo për të bërë diçka më shumë sesa televizioni tashmë pas 5 vitesh, pas një aktiviteti shumë të ngjeshur  po i jap vetes një luks që të relaksohem pak duke bërë një gjë të cilën unë pa shumë modesti do të thosha që e kam brenda vetes.”

Përgjatë bisedës, Romiri rrëfeu se këtë sezon do të elaburojë standup-in, do të provojë në gjëra të reja. Për të gjithë ju që prisni të shihni personazhin e njohur të “Llambit” me të cilin Romiri spikati në fillimet e tij, ai u shpreh se nuk do ta rikthejë për momentin.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *