Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“U largua nga vendi në moshën 13 vjeçare”, vajza zbulon detaje nga regjimi më i egër në botë: Diktatori ynë të lexonte mendimet

Një vajzë nga Koreja e Veriut, që u largua nga vendi më i izoluar në botë kur ishte vetëm 13 vjeç, tha se në vendlindjen e saj i është mësuar që perandorët Kim të lexonin mendimet.

Vajza e quajtur Yeonmi Park kaloi kufirin kinez në Mongoli ku ajo mori ndihmë nga punëtorët e ambasadës së Koresë së Jugut. Ajo tani po studion në Shtetet e Bashkuara dhe është shprehur kundër regjimit i cili e mësoi atë të kishte frikë të mendonte përshkak se perandorët Kim mund të lexonin mendimet e saj.

Duke shpjeguar sesi funksionon propaganda në Korenë e Veriut për Express, zonja Park tha që dy Kim-et e para ishin “shumë të fuqishëm” dhe si “Zotat e plotfuqishëm” për njerëzit e Koresë së Veriut. E arratisura tha se regjimi u mësoi qytetarëve se edhe pse lideri i tyre i parë Kim Jong-il vdiq në 2011, “shpirti i tij jeton përgjithmonë“.

Ajo tha se besonte plotësisht se Kim-ët ishin “të uritur dhe ata po vuanin” përshkak se kështu ishte në të gjitha këngët që ata duhet të këndonin. Zonja Park tha “Ajo që bëri regjimi i Koresë së Veriut ishte kopjimi i Biblës.

Në krishterim ata thonë se Zoti e di se çfarë mendoni dhe Jezusi vdiq, por shpirti i tij jeton me ne përgjithmonë.

Kjo është ajo që na tha regjimi. Kim Jong-il vdiq, por shpirti i tij jeton përgjithmonë“.

Koreja e Veriut aktualisht është një nga vendet më të izoluara komuniste në botë. Qeveria e Koresë së Veriut ndalon rreptësisht qytetarët e saj të udhëtojnë në qytetin më të afërt të vendit pa leje.

Koreano-veriorët, me përjashtim të një përqindjeje të vogël të klasës elitare që punojnë për qeverinë e vendit ose shërbejnë në ushtri, nuk kanë qasje në internet, programe televizive nga vendet e tjera (madje edhe programe të Koresë së Jugut) dhe telefona celularë. Gazetat dhe programet radio të huaja janë të gjitha të ndaluara dhe qeveria kontrollon mediat.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *