Ka rënë në pranga të policisë një 32-vjeçar i cili ishte larguar nga vendi i qëndrimit ku po vuante dënimin. Bëhet me dije se personi i identifikuar me inicialet E.T nga Fieri është arrestuar ditën e djeshme dhe mbi të është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.
Ndërkohë një 44-vjeçar banues në Fermë Çlirim, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor 2020 për veprat penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:
Fier
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasit:
F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.12.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datë 30.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
(R.G/Faxweb.al)