Në fshatin Poliqkë të Kamenicës dje rreth orës 16:45 është gjetur e várur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrásje.
Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdêkjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e várur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës. Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, i cili tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
“Mund ta konfirmoj si rast. Víktima dyshohet se është vetëvrárë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i víktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.