Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në listën e 25 prillit në Tiranë, mimoza Hajdarmataj i ka deklaruar besnikërinë e saj PD-së, ndonëse Kolegji Zgjedhor vendosi ta heqë atë nga listat e Tiranës.
Janë 69 kandidatë për deputetë të PD-së që preken nga ky vendim. Hajdarmataj thotë se ky ishte një vendim i pritshëm , duke theksuar se është e zhgënjyer nga reforma zgjedhore.
Ndër të tjera, Hajdarmatj u shpreh se vendin do ta cojë në BE vetëm ardhja e Partisë Demokratike në pushtet.
Postimi:
Kolegji Zgjedhor sot, bashkë me disa të tjerë, më heq edhe mua të drejtën të garoj si kandidate për PD në zgjedhjet e 25 Prillit.
E ditur pak a shumë, por një ngjarje e shtuar në realitetin dekurajues të përditshmërisë sonë…
Pikësëpari dua ti shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë mikeshave, kolegëve, farefisnisë dhe gjithë komunitetit tropojan, në Tropojën time të shtrenjtë dhe kudo në Tiranë, për përkrahjen dhe inkurajimin e pakushtëzuar, që më dhanë në nisje të kësaj sfide.
Nuk mund të mos shpreh keqardhje dhe zhgënjim që e famshmja Reformë Zgjedhor kombinuar dhe me taktika politike të interesave të caktuar, përjashton jo rrallë nga gara njerëz dhe veçanërisht gra e vajza potenciale, me kontribute dhe aftësi të jashtëzakonshme, për ti dhënë politikave, një zë ndryshe edhe më të fuqishëm nga përvojat e deritanishme. Megjithatë ndodhi çfarë ndodhi…
Unë personalisht do të mbetem plotësisht e angazhuar dhe e motivuar për t’i shkuar deri në fund sfidave për fitoren e PD, si partia e bindjeve dhe vokacionit tim personal, që nuk ndryshon, qysh prej themelimit të saj!
Asgjë dhe askush nuk më demotivon e aq më tepër një pozicionim ose jo si kandidate në listë.
Miq, Vetëm ndryshimi dhe fitorja e PD ka për të sjellë shpresë për familjet tona dhe një të ardhme europiane për Shqipërinë.
Për këtë jam e bindur prandaj do të jem aty së bashku me shumë e shumë të tjerë për ta bërë realitet.
(E.H/Faxweb.al)