Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

U kyçën në takim me Metën, aleatët e Bashës tregojnë nëse do të ketë tryezë me Ramën

Ka përfunduar takimi i partive të vogla opozitare me presidentin e vendit Ilir Meta. Në përfundim të këtij takimit kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se vendi është duke shkuar drejt një konflikti civil, në rast se palët nuk ulen në dialog.

Sipas Mediut, Meta do të kërkojë që palët të ulen në dialog, pavarësisht se kjo duket e pamundur, me pozicionet ekstreme që kanë zgjedhur të mbajnë PD dhe PS.

“Situata është problematike dhe të gjithë duhet të përpiqemi që të ndalojmë që konflikti në vend të përshkallëzohet. Presidenti i Republikës ka bërë çfarë ka mundur që Reforma në Drejtësi të mos arrinte në këtë ditë që të mos kishim Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti do të tentojë sërish që të diskutojë me të dyja palët që zgjedhjet të jenë plurale. Presidenti do të ndërmarrë veprimet e veta dhe në diskutim me palët e tjera, ka nevojë për diskutim të gjerë. Presidenti është në të njëtën valë si qytetarët, dhe ka angazhimin që t’i përgjigjet me seriozitet kësaj situate”, u shpreh Mediu.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *