Gjykata e Posaçme ka lënë në masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në 2020 në Durrës.
Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.
Por infektimi me covid 19 i Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Celën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën.
Ka qenë ky i fundit që zbardhi planin e grupit dhe motivin e vrasjes, që lidhej me vlerat monetare të grabitura në Rinas.
Për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia mbeten në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani, ndërkohë që Klevis Alla është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ka treguar dhe nisjen e konflikteve mes autorëve dhe vëllezërve Haxhia.
Lexo lajmin mbi dëshminë e Klevis Allës:
(E.K/Faxweba.al)