Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“U konfiskuan mbi 70 milionë euro asete”, Yuri Kim takon shefin e SPAK, rendit arritjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Përmes një postimi në Twitter, Kim ka renditur disa nga arritjet e SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku përmend sekuestrimin e mbi 70 milionë euro aseteve të botës së krimit.

Ambasadorja thekson në postimin e saj se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

“Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milionë në asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim në Twitter.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.