Prokurori i Shkodrës Vatë Staka kaloi pak ditë më parë ( 3 Korrik) procesin e Vettingut pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por sot Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sërish verifikimi për prokurorin Vate Staka.
Staka dyshohet se falsifikoi disa dokumente dhe i paraqiti në KPK. Staka ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkodrës.
Verifikimi po kryhet nga Sektori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme shprehet për rastin se kemi administruar të dhëna për rastin e prokurorit dhe po kryejmë verfikime.
Me datë 3 korrik Staka është konfirmuar në detyrë nga KPK dhe sipas hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka rezultonte i pastër në tre kriteret pasuria, pastërtia dhe aftësia profesionale.
(M.Q/Faxweb)