Një 13-vjeçar është proceduar penalisht pasi gjatë kontrolleve rutinë nga ana e policië I është gjetur një një armë zjarri pistoletë imituese.
Ngjarja ka ndodhur Gjatë kontrolleve në Shijak në një shkolle 9-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Policia, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave.
Kontrolle në ambientet përreth shkollave dhe në ambientet e brendshme.
Kontrollet në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve.
Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13 vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.
Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.
(F.GJ/FAXWEB.AL)