Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U kap me 800 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit, Gjykata e Elbasanit lë në burg Orest Sotën

Mbetet në burg nga ana e Policisë së Elbasanit Orest Sota. Ditën e djeshme një tjetër skandal ka nisur me protagonist ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në Elbasan një i ri, i quajtur Orest Sota, 25-vjeç, është ndaluar nga ana e policisë ku i janë gjetur 800 mijë euro si dhe dy patenta të Tahirit.

Lajmi është përhapur me shpëjtësi pas denoncimit nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa Policia e Elbasanit në vend që të jepte ngjarjen bënte përgënjeshtrimin e fshehjes së ngjarjes.

Pyetja tjetër që ngrihet është padyshim: pse i duhej ish-ministrit të Brendshëm patenta kur vetë kishte deklaruar se nuk kishte skaf në pronësi, dhe pse duhej të gjendeshin në Elbasan?!

DENONCIMI I BASHËS:

Burime të sigurta informojnë se: 
“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”
Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.

REAGIMI I POLICISË SË ELBASANIT (asnjë fjalë për patentat e ish ministrit):

Lidhur me publikimin e kryetarit të PD Basha, se Policia e Elbasanit kishte fshehur një ngjarje, sqarojmë se: Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin O.S. dhe veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan. Në proçesverbalin e mbajtur në vendngjarje, është pasqyruar çdo dokument apo provë e bllokuar në cilesinë e provës materiale. Si çdo procedim tjetër, njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. “Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqeruar me dokumentin e origjinës. Nenet 291, 242 dhe 180 të Kodit Penal”. Policia e Elbasanit fton kryetarin e opozites, të mos përdorë burime anonime lajmi duke çuar në keqinformimin e publikut, por ta gjejë të vërtetën tek faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.

DËSHMIA E SOTËS:

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë.

REAGIMI I TAHIRIT:

Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”.

DENONCIMI I BERISHËS:

Avokati dixhital denoncon:

– 1 milion dollare te gjetura tek makina e Orestit jane te Saimir Trafikut
– Avokati i perbashket i te dy te pandehurve eshte shkelje flagrante e ligjit dhe deshmon aferen e perbashket midis te dyve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr! Paret e gjetura ne makinen e Orestit njelloj si dhe patentat sipas nje burimi shume te afert me Orestin jane te Sajmir Tahirit. Kurse angazhimi i avokatit te Sajmirit per mbrojtjen e Orestit perben veper penale Mbrojtja e tahirit dhe orest sotes me te njejtin avokat duhet te ndalohet nga prokuroria pasi konflikti i interesave midis te dyve eshte demtim i drejtesise
Rakordimi i mbrojtjes midis dy te pandehurve e ben dhe avokatin subjekt te ligjit penal.”

(E.K/SHUPLAKA)]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *