AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

U kap “mat” me rrahjen e policisë, Rama kërkon falje: Më bëri viktimë qytetari dixhital

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me videon e publikuar në Facebook, ku shihej poliicia teksa dhunonte qytetarët, ndërkohë që Rama e paraqiste dhunën si një masë e marrë nga Spanja për shkelësit e rregullave të ndërmarra në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

Rama ka kërkuar falje për videon e publikuar, ndërkohë që shton se ja ka dërguar një mik shqiptar nga Italia dhe i dëshpëruar nga tregjet e populluara në Tiranë, i ka shkruar se ja çfarë bëhet në Spanjë.

Rama pranon se ra dhe ai viktimë e qytetarit dixhital, duke shtuar se e postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Postimi i plotë

Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”😩😂

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *