AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U godit nga një mjet teksa po udhëtonte me biçikletë, niset me urgjencë drejt Tiranës 11-vjeçari

11-vjeçari me iniciale E.V, banues në Roskovec, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ditën e djeshme u godit nga një mjet, teksa po udhëtonte me biçikletë.

11-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi dje rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *