13:26 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U gjet i vdekur në qeli, dalin rezultatet paraprake të ekspertizës për Andon Mëhillajn

13:04 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoi ndihmë prej dy ditësh, burgu i Peqinit pa mjekë/ Detaje të reja nga vdekja e Mëhillajt, të dënuarit goditën dyert e qelive

Janë zbardhur rezultatet e para të ekspertizës për vdekjen e Andon Mehillajt, i dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa u gjet i pajetë në qelinqë e burgut të Peqinit.

Ndërsa familjarët kanë ngritur dyshime mbi shkaqet e vdekjes duke akuzuar autoritetet për mungesën e shërbimeve mjekësore në burg, rezultatet paraprake të dala nga ekspertizxa nuk flasin për vrasje apo vetëvrasje të dënuarit.

Në raportin paraprak thuhet se ka qenë vdekje e menjëhershme për shkaqe që nuk janë sqaruar ende ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të dalë pas 29 ditësh.
“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”.

Familjarët e Andon (Erjon) Mëhillajt shprehen se përgjegjës për vdekjen e djalit të tyre në burgun e Peqinit, është vetë shteti.

Familjarët janë shprehur jashtë kamerave për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj se Mëhillajt nuk i është ndihma mjekësore, edhe pse prej kohësh kishte pasur probleme me zemrën. Andon Mëhillaj, ishte baba i dy fëmijëve 8 dhe 12 vjeç (lexo lajmin).

Andon Mëhillaj, një nga personazhet më të njohura të botës së krimit në qytetin e Vlorës, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Peqinit.

Lajmi u transmetua fillimisht në Fax News, ndërkohë që mbeten ende mister rrethanat e vdekjes së tij, duke qenë se mosha fare e re, 44 vjeçare, pakëson dyshimet për shkaqe natyrale.

Andon Mëhillaj ishte anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, pasi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2014. Më konkretisht Mëhillaj dyshohej se fshihej pas porositjes të disa krimeve të rënda në Vlorë, të gjitha të kryera me tritol, dhe të ekzekutuara nga serial killer Julian Sinanaj, i cili u bë më pas i penduari i drejtësisë (lexo të plotë lajmin).

Burime bëjnë me dije se Mëhillaj qendronte i vetëm në qeli, për shkak tërrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërkohë që trupi i tij është gjetur i pajetë dy ditë më parë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Mëhillaj është ndjerë keq prej dy ditësh, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore e cila nuk i është dhënë nga ana e spitalit, duke marrë parasysh se për transportimin e të burgosurve duhen marrë masa speciale.

Të frikësuar nga lirimet e disa të fortëve, dhe buja që la pas rasti Dajti, drejtuesit e burgut të Peqinit, nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e 44 vjeçarit Mëhillaj. Ndërkohë të njëjta burime bëjnë me dije se në burgun e Peqinit momentalisht nuk ka fare mjekë, ndërkohë që pas vdekjes së tij ka pasur një revolt nga ana etë burgosurve.

Shumë prej tyre kanë goditur dyert e burgut, dhe janë ankuar për kushtet në të cilat mbahen. Nga ana tjetër familja e Mëhillajt, në qytetin e Vlorës, pretendon se ai është helmuar, në shenjë hakmarrjeje, për krimet për të cilat është akuzuar dhe është gjetur fajtor nga ana e Gjykatës (lexo detajet).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: andon mehillajekspertiza
Pas

4 ditë pas shembjes së ”Tregut Elektrik”, tregtarët në mëshirë të fatit: Nuk paguajmë dot 800 mijë lekë qera

Para

‘Ça pa Aleksi dhe Marku te ty moj’, e pyet ndjekësja, përgjigja e Rudinës shkakton të qeshura në rrjet

Para
‘Ça pa Aleksi dhe Marku te ty moj’, e pyet ndjekësja, përgjigja e Rudinës shkakton të qeshura në rrjet

‘Ça pa Aleksi dhe Marku te ty moj’, e pyet ndjekësja, përgjigja e Rudinës shkakton të qeshura në rrjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.