Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U gjet i shkrumbuar brenda mjetit në Pukë, policia ngre pistën e ‘krimit të pasionit’ për vrasjen e biznesmenit italian

Prokuroria italiane ka nisur hetim paralel për zhdukjen në Pukë të biznesmenit Italian, Davide Pecorelli. Hetuesit në vendin fqinj kanë ngritur pistën e krimit për pasion dhe zhdukjen qëllimshme të biznesmenit për arsye përfitimi. Dyshimet e prokurorisë janë shtuar nga veprimet e bashkëjetueses shqiptare të biznesmenit në Itali.

Italia ka nisur paralelisht me Shqipërinë hetimet për të zbardhur vrasjen e biznesmenit Davide Pecorelli, i cili u gjet i djegur në mjetin që kishte marrë me qira, pranë fshatit Gjegjan të Pukës. Prokuroria e Periugias ka marrë në pyetje bashkëjetuesen e tij. Mediat italiane shkruajnë se ajo fillimisht është marrë në pyetje nga policia shqiptare, seancë e cila ka zgjatur 6 orë dhe më pas ka udhëtuar për në Itali.

Ajo ka shkuar në qendrën estetike që Pecorelli ka në pronësi në Itali, dhe u ka komunikuar punonjësve zhdukjen e tij. Menjëherë më pas është paraqitur një tjetër person i emëruar në vend të Pecorellit, i cili njoftoi synimin e tij për të forcuar kompaninë në këtë moment delikat.

Mediat italiane shkruajnë se të gjitha aktivitetet e Pecorellit do të kalonin në emër të partnerit të ri. Pas gjithë këtyre lëvizjeve të partneres shqiptare të biznesmenit, prokuroria italiane është fokusuar në dy pista. Atë të vrasjes me qëllim për ti marrë bizneset dhe nuk përjashton zhdukjen me qëllim të Pecorellit për arsye të përfitimeve financiare. Mediat thonë se prokuroria e Peruxhias nuk ka marrë parasysh të dhënat e ofruara nga autoritetet shqiptare.

Megjithatë do të jenë rezultatet e ADN që do të konfirmojnë identitetin e viktimës. Davide Pecorelli udhëtoi me një makinë të marrë me qira, drejt Pukës në datën në 4 Janar rreth orës 21.30. Ai qëndroi në një hotel deri në datën 6 janar e më pas u zhduk. Makina e Pecorellit u gjet e djegur plotësisht në rrugën Gjegjan-Reps.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *