Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

U gjet i plagosur me armë, vdes drejtori i Shëndetësisë në Kosovë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”, kanë thënë nga Policia për mediat.

Ndërkohë ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj tha se ish drejtori i shëndëtësisë Hasanaj është ndarë tragjikisht nga jeta.

“Tragjikisht është ndarë nga jeta Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët! Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntorë! Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës! Per dy mandate kisha nderin ta emroj si drejtor në komunen e Deçanit. Ngushllime familjes,bashkëpuntorëve dhe farefisit. Një ndarje e hershme dhe e papritur! Lamtumirë miku im! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Rasim Selmanaj në faqën e tij në Facebook.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.