Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat mbrëmjen e sotme, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri efektivi Julian Xhelili.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se polici është futur për të ndërhyrë mes dy familjeve që po konfliktoheshin në lagjen Dëshmoret e Kombit, në një market në rrugicat e lagjes.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se familjet e përfshira në konflikt janë familjet Mema dhe Marini.
Efektivi i plagosur është transportuar me urgjencë për në spital, ku po merr dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor. Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar tre persona.